Audienca qeshi me fjalimin e Kendall dhe Kim, motrat u shfaqën të zemëruara

  • 23 September 2019 - 10:35
Audienca qeshi me fjalimin e Kendall dhe Kim, motrat u shfaqën të zemëruara

Kim Kardashian dhe Kendall Jenner u paraqitën në Emmy 2019 për të prezantuar çmimin për ‘Outstanding Reality TV’, dhe e gjithë audienca qeshi me to. Ky moment ishte kur Kim nisi prezantimin: “Familja jonë e di më mirë se kushdo se sa trasparent duket televizioni nga njerëz të vërtetë duke qenë vetvetja”. Më vonë Kendall shtoi: “Të tregojnë historitë e tyre pa filtra dhe të painskenuara. E gjithë audienca e ndërpreu nga të qeshurat dhe të dyja modelet dukeshin të zemëruara.

Ky moment nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale si Instagram dhe Twitter. Pavarsisht se KUWTK, është një reality show epik dhe shumë i ndjekur, nuk është tamam pa filtra dhe pa inskenime. Motrat Kardashian janë akuzuar disa herë për situata false, si ishte dhe historia e tradhëtisë midis Khloe Kardashian, Tristian Thompson, Jordyn Woods, të cilën shumë njerëz mendojnë se është e krijuar nga Kris Jenner.

(Kosova Sot Online)