Lista e plotë e fituesve në “Emmy Awards”

  • 23 September 2019 - 10:43
Lista e plotë e fituesve në “Emmy Awards”

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e ndarjes së cmimeve  “Emmy Awards”.

Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet.

Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i mirë dramatik”, “Game of Thrones” dhe aktori më i mirë mashkull Bill Hader.

Më poshtë keni edhe listën e plotë:

-Aktori protagonist më i mirë në serial të limituar ose film televiziv: Jharrel Jerome, “When They See Us”

-Aktorja protagoniste më e mirë në serial të limituar ose film televiziv: Michelle Williams, “Fosse/Verdon”

– Aktori protagonist më i mirë në serialet komedi: Bill Hader, “Barry”

-Aktorja protagoniste më e mirë në serialet komedi: Phoebe Waller-Bridge, “Fleabag”

-Aktori protagonist më i mirë në serialet dramatike: Billy Porter, “Pose”

– Aktorja protagoniste më e mirë në serialet dramatike: Jodie Comer, “Killing Eve”

– Reality Shoë/Spektaklet me konkurse: “RuPaul’s Drag Race”

– Talk-Shoë më i mire: “Last Week Tonight with John Oliver”

– Seriali i shkurtër më i mire: “Chernobyl”

– Seriali komedi më i mire: “Fleabag”

– Seriali dramatik më i mire: “Game of Thrones”

(Kosova Sot Online)