Gabigol dhe motra e Neymarit ndahen përsëri

  • 23 September 2019 - 14:20
Gabigol dhe motra e Neymarit ndahen përsëri

Rafaella Santos, motra e Neymar Junior, dhe futbollisti brazilian Gabigol – i cili po jeton momentin më të mirë të karrierës së tij në Flamengo – kanë prishur përsëri marrëdhëniet mes tyre.

Kjo është hera e dytë që dyshja i ndajnë rrugët.

Gabigol nuk e ndjek më Rafaellan në rrjetet sociale pas një feste të Anittas (këngëtarja e famshme me të cilën Neymar pati një “flirt”gjatë karnavaleve).

Kohët e fundit Gabriel Barbosa falënderoi Rafaellan për organizimin e festës surprizë me rastin e ditëlindjes së tij të 23-të.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)