Tolgahan me Almedën po vijnë për herë të parë me beben në Kosovë, zbuloni kur dhe për çfarë aryse

  • 23 September 2019 - 16:38
Tolgahan me Almedën po vijnë për herë të parë me beben në Kosovë, zbuloni kur dhe për çfarë aryse

Aktori turk shumë i dashur për shqiptarët, do të vizitojë sërish Kosovën.

I bërë i njohur për rolin e ‘Qënarit’ dhe edhe më i dashur kur u bë dhëndër i shqiptarëve, aktori turk Tolgahan Sayisman do të vizitojë sërish Kosovën.

Ai do të vijë të mërkurën bashkë me familjen e tij, bashkëshorten Almeda Abazin dhe djalin e tyre Efehan.

Ata do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp në ora 11:00, ku do të zbulojnë edhe arsye e vizitës së tyre.

Por, siç mëson media, ata po bijnë për një projekt shumë të madh, për detajet e të cilit do të mësohet në konferencën e cila do të mbahet në Ministrinë e Kulturës.

Familja gjatë ditës do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit.

(Kosova Sot Online)