William Levy jo vetëm që e njihka Shqipërinë, por po çmend fansat me këtë detaj!

  • 24 September 2019 - 11:33
William Levy jo vetëm që e njihka Shqipërinë, por po çmend fansat me këtë detaj!

Aktori i njohur i telenovela meksikane, William Levy, ka qenë prej kohësh një ndër personazhet më të preferuar të shqiptarëve.

Ai rrëmbeu zemrat e publikut me rolin si ‘Juan Miguel’ në telenovelën “Quidado Con El Angel”, e më vonë me shumë të tjera që u transmetuan pas saj.

Duket se fansat shqiptarë nuk e kanë harruar aktorin, pasi i kanë dërguar atij një dhuratë speciale nga Shqipëria, të cilën William e ka publikuar në Instastory.

Ai ka marrë një anije me emrin “Albania”, disa stilolapsa e mesazhe, ndërsa i ka falenderuar fansat publikisht:

“Gjithmonë falenderues për këto detaje.”- shkruan William krahas postimit.

Aktori është prej vitesh i martuar me aktoren Elizabeth Gutierrez, e njohur si “Analia” dhe së bashku janë prindër të dy fëmijëve.

(Kosova Sot Online)