Nuk e lanë më aq, Blero dhe Afrona organizojnë një super festë tjetër

  • 24 shtator 2019 - 14:04
Nuk e lanë më aq, Blero dhe Afrona organizojnë një super festë tjetër

Më 21 shtator Afrona dhe Blero i dhanë fund beqarisë.

Ata celebruan me martesë dashurinë disavjeçare dhe dasma ishte me të vërtetë përrallore.

Gjithçka filloi me altarin, ku Blero u shoqërua nga vajza e tij, Tara dhe Afrona nga i ati i saj.

Më pas festa vazhdoi në një lokal në Ranën e Hedhun dhe atmosfera u ndez pasi Afrona veshi një fustan të ngushtë që i nxirrte në pah format trupore.

Por duket se at nuk janë mjaftuar me aq!

Mbrëmjen e kaluar çifti ka organizuar një tjetër festë dhe të pranishëm kanë qenë miqtë e tyre më të mirë.

Në festë ata shfaqen mjaft entuziastë dhe duket se e kanë shijuar po aq sa dasmën e madhe.

(Kosova Sot Online