Rozana Radi ‘shpërthen’ kundra kolegëve: Mos e shkatërroni këngën

  • 24 September 2019 - 14:23
Rozana Radi ‘shpërthen’ kundra kolegëve: Mos e shkatërroni këngën

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka një mesazh për të gjithë artistët të cilët përdorin dialekte të ndryshme në tekstet e këngëve. Rozi e ka shprehur zemërimin e saj me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ i cili ka marrë shumë komente pozitive. Ajo thotë se një këngëtar/e që nuk di çfarë këndon në këngë është një këngëtar/e pa identitet.

“Si ta shkatrrojmë këngën tonë! Dy fjalë për autorin dhe interpretuesin e këngës. Një këngëtar/e që se di çfarë këndon në këngë është një këngëtar/e pa identitet. Një tekstshkrues që ja bën tekstin ‘sallatë’ është një diletant/e që i interesojnë vetem ato pak para që ka marrë. Me pak fjalë ‘ja keni fut vetes’. Dhe atë jo në Gegnishte të pastër po zhargon…Ndiqni këshillat më lart”, shkruan Rozana.

Përveç se këngëtare, Rozana është edhe tekstshkruese dhe ka krijuar shumë këngë për artistë të njohur të skenës shqiptare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rozana Radi (@rozana_radi) on

(Kosova Sot Online)