Pas dy vitesh, Mozzik mban koncert në Shqipëri

  • 25 September 2019 - 08:09
Pas dy vitesh, Mozzik mban koncert në Shqipëri

Mozzik ka njoftuar se po kthehet në Shqipëri për koncert.

Mozzik tash e dy vite nuk ka mbajtur ndonjë koncert në Shqipëri, por përmes postimit të fundit ai konfirmoi një të tillë.

Reperi bëri të ditur se më 4 tetor do të mbajë koncert në një nga klubet e Tiranës.

“Tiranë m’ka marr malli për ju. Vazhdojmë aty ku e kemi lënë”, ka shkruar ndër të tjera reperi Mozzik.

Për ndryshe, “Eiskalt” titullohet kënga e fundit e Mozzik, të cilën e solli në duet me partneren e tij, Loredanën.

Image

(Kosova Sot Online)