“Jemi vetëm miq”, Tyler Cameron habit me deklaratën për Gigi Hadid

  • 25 September 2019 - 09:57
“Jemi vetëm miq”, Tyler Cameron habit me deklaratën për Gigi Hadid

Tyler Cameron është shprehur së fundmi për marrëdhënien e tij me modelen Gigi Hadid, por ajo çfarë ka thënë, na ka surprizuar të gjithë. Tyler dhe Gigi kanë ndenjur së bashku muajin e gushtit dhe pothuajse të gjithë shtatorin. Gigi e ndihmoi për të gjetur apartament në qytetin e New York-ut ndërsa Tyler shoqëroi Gigin në funeralin e gjyshes së saj, e pavarësisht gjërave që kanë kaluar, Tyler pati guximin të thoshte se ai dhe Gigi janë “thjesht miq.”

“Jemi thjesht shokë, dua të them, aty ndodhemi momentalisht. Marrëdhënia jonë nuk ka nevojë të jetë publike. Ajo është një njeri i jashtëzakonshëm dhe ne e mbajmë lidhjen në mënyrë miqësore”, tregon Tyler në një intervistë për “Entertainment Tonight”. Kujtojmë se jo shumë kohë më parë, Gigi ka kaluar një periudhë të vështirë, por duket se shoqëria me Tyler Cameron e ka ndihmuar ta kaloj këtë vështirësi.

Image

(Kosova Sot Online)