Çfarë? Fero u largua nga Kosova? Po Arbenitën ku e la?

  • 25 September 2019 - 10:01
Çfarë? Fero u largua nga Kosova? Po Arbenitën ku e la?

Pas largimit nga “On Records”, Fero tregoi se do të vazhdojë karrierën i lirë, por pa treguar asnjë detaj tjetër.

Megjithatë, ai u pa disa herë në studion e producentit të njohur Lucry dhe duket se me të po punon për një projekt të ri muzikor.

Dy ditë më parë reperi njoftoi se ka anuluar të gjithë koncertet në vazhdim dhe duket se për këtë ka pasur një arsye të fortë.

Nëpërmjet një postimi të bërë pak orë më parë në Instagram, reperi ka njoftuar se është larguar nga Kosova dhe tashmë do të vazhdojë të jetojë në Berlin.

“Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj n Berlin, sot nënshkrujta kontrat me @avni_halimi_ dhe prej sot e tutje ekipa jon thirret #TeamFERO”, shkruan reperi.

Pas kësaj lëvizjeje të Feros nuk dihet ende çdo të bëhet me lidhjen e tij me Arbënitën, pasi prej kohësh thuhet se ata janë ndarë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

(Kosova Sot Online)