Landi Hysi: Më ktheni Dr.Florin, në djall....

  • 25 September 2019 - 14:08
 Landi Hysi: Më ktheni Dr.Florin, në djall....

Dhimbja për Dr.Florin vazhdon të jetë si ditën e parë për të afërmit e tij.

Këtë gjë e tregoi sot dhe miku më i mirë i tij , Landi Hysi me anë të një postimi në Instagram.

Teksa kthehet shumë kohë pas me një foto ku shihet bashkë me Dr.Florin, Armir Shahinin dhe Flaka Krelanin, ai shkruan:

“Në djall trofetë. Të gjitha! Më ktheni Dr.Florin!” fjalë të cilat tregojnë shumë për dhimbjen e Landit.

 Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, Landi i ka qëndruar pranë familjes së tij.

Ai ka qenë prezent në çdo ditëlindje dhe festë bashkë të tyren, duke i ndihmuar për të lehtësuar sadopak dhimbjen.

Image
Image

(Kosova Sot Online)