Sa para ka marrë Kejvina për të qenë pjesë e klipit të Taynas? Përgjigjet ish-velina e 'Xing'

  • 25 shtator 2019 - 22:22
Sa para ka marrë Kejvina për të qenë pjesë e klipit të Taynas? Përgjigjet ish-velina e 'Xing'

Pak muaj më parë Tayna publikoi këngën "Kce", një këngë që u pëlqye shumë dhe që u komentua për shkak të pjesëmarrjes së Kejvinës në videoklip. Pas këtij videoklipi kuptuam se dy vajzat janë shumë shoqe pasi filluam t'i shihnim shpesh bashkë.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në "Mos i fol shoferit", Kejvina u pyet sesa e ka paguar Tayna për pjesëmarrjen në videoklip, por modelja tregoi se ka marrë zero lekë.

"Unë Taynën e kam shumë shoqe. S'kam nevojë për lekë. Tek shoqëria nuk e shoh lekun", u përgjigj Kejvina.

(Kosova Sot Online)