Vajzat shqiptare “lënë kokën” pas tij, aktori më i bukur i telenovelave, ja çfarë bënë për një adhuruese shqiptare

  • 26 September 2019 - 09:09
Vajzat shqiptare “lënë kokën” pas tij, aktori më i bukur i telenovelave, ja çfarë bënë për një adhuruese shqiptare

Aktori i njohur kubano-amerikan, William Levy, është një prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar.

Ndryshe ai cilësohet si mashkulli më i bukur dhe më seksi i telenovelave latine, ndërkohë që në Shqipëri janë mijëra vajza që “çmenden” pas tij.

Aktori i serialeve që kanë mbajtur mbërthyer pas ekranit publikun shqiptar, veçanërisht femrat, ka marrë një dhuratë të veçantë, të cilën nuk ka nguruar ta ndajë në InstaStory.

Bëhet fjalë për një letër dhe një anije të vogël zbukuruse, në të cilën shkruhet Shqipëria (Albania), që aktori e ka marrë nga një adhuruese shqiptare.

Në foton e publikuar, Levy shkruan: Gjithmonë mirënjohës për detajet tuaja”. William Levy njihet për rolin e tij në serialet e famshme “Sortilegio”, “Don’t Mess with an Angel”, “Pasion”, “Olvidarte Jamas”, “Mi Vida Eres Tu” etj.

(Kosova Sot Online)