I thanë se është plakur, Stresi tregon muskujt nga palestra: Nuk është e vërtetë, sa ndihem…

  • 26 September 2019 - 10:33
I thanë se është plakur, Stresi tregon muskujt nga palestra: Nuk është e vërtetë, sa ndihem…

Stresi është një nga reperët shqiptar më të ndjekur në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria e tij, të cilat tërheqin menjëherë vëmendjen.

Reperi ka publikuar ditën e sotme një foto të tij, e ka vendosur që t’u “mbyllë gojën” të gjithë atyre që thonë se po plaket.

Në foton e postuar në “Instagram”, 33-vjeçari shfaqet në palestër dhe tregon muskujt. “Po thojn 33 u plak ky ë por nuk është e vërtetë, sa ndihem o puna ë”, shkruan Stresi krahas fotos, duke thënë se ndihet energjik dhe në super formë.

Poza e tij është pëlqyer shumë nga ndjekësit, të cilët i komentojnë se duket si një 20-vjeçar.

Image

(Kosova Sot Online)