Rikthehet pas 5 vitesh në skenë këngëtarja shqiptare që nuk përdor rrjetet sociale

  • 26 September 2019 - 13:00
Rikthehet pas 5 vitesh në skenë këngëtarja shqiptare që nuk përdor rrjetet sociale

Muaj më parë këngëtarja e njohur Vesa Luma shkroi në rrjete sociale se po punon shumë që mikja e saj më e mirë Jehona Sopi të hapë një llogari në Instagram.

Por jo vetëm kaq së fundmi këngëtarja Jehona Sopi do të rikthehet pas 5 vitesh në skenen e ‘Këngës magjike’.

Burime pranë  medias kanë konfirmuar rikthimin e këngëtares.

Jehona mori pjesë në këtë kompenticion 5 vite më parë me këngën “Të shkuara“, një baladë e cila u vlerësua edhe me një çmim por më së shumti fitoi duartrokitjet e publikut.

Duke njohur aftësitë e saja si këngëtare me siguri që ajo do të rrëmbëjë sërish zemrën e publikut me performancën e saj.

(Kosova Sot Online)