Ditëlindja e Greta Koçit paska qenë super! Dalin pamjet e festës

  • 27 September 2019 - 11:25
Ditëlindja e Greta Koçit paska qenë super! Dalin pamjet e festës

Ditën e djeshme këngëtarja e dashur për publikun, Greta Koçi festoi ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi 28 vjeç dhe këtë ditë speciale ka zgjedhur ta festojë mes miqsh dhe të afërmish në një restorant luksoz në kryeqytet.

Festa është mbajtur mbrëmjen e kaluar dhe dekori është ai që i ka dhënë më shumë kuptim festës.

Në të gjithë ambientin shihen buzë të kuqe të vendosura, madje edhe torta ishte e mbushur me të tilla.

“Le të festojmë, është ditëlindja e Gretës”, shkruhet në detajet e zbukurimit të tavolinës.

Në këtë ditë, Greta ka zgjedhur të veshë një fustan të zi të ngushtë që i nxjerr në pah format seksi.

(Kosova Sot Online)