Pak orë para koncertit, Miriami mbështet Albanin: Suksese dashuria ime

  • 27 September 2019 - 13:21
Pak orë para koncertit, Miriami mbështet Albanin: Suksese dashuria ime

Në 27 dhe 28 shtator Alban Skënderaj do të mbajë një koncert recital në amfiteatrin e Liqenit Artifical. Të gjithë dashamirësit e muzikës së tij do të kenë mundësinë të dëgjojnë për disa orë hitet më të bukura të Albanit ndër vite. Këngëtari prej muajsh ka nisur përgatitjet për koncertin që gjithçka të jetë perfekte dhe në një nivel të lartë artistik.

Pavarësisht se Skënderaj ka vite që është pjesë e industrisë së muzikës, ai ka treguar shpesh se çdo performancë përpara publikut është emocionuese për të. Për kërë arsye për t’i larguar emocionet dhe për ta mbështetur në këtë ditë të rëndësishme, Miriam Cani i ka dedikuar disa fjalë të mbushura me dashuri bashkëshortit të saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të Albanit duke kënduar dhe përkrah saj ka shkruar: “Sot dhe nesër hëna dhe yjet do ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”.

Në koncertet recitale të mëparshme Mirami ka pasur mundësinë të ngjitet bashkë me Albanin në skenë, por nuk e dimë nëse këtë herë do të ndodhë sërish e njëjta gjë. Cani prej muajsh është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bukur e ndau me të gjithë në koncertin që Albani mbajti në Prishtinë në muajin qershor. 

(Kosova Sot Online)