Dua ndryshon përsëri pamjen e saj

  • 27 September 2019 - 13:56
Dua ndryshon përsëri pamjen e saj

Dua Lipa do ju habis me imazhin e ri.

Dua Lipa është nga artistet më të ndjekura në botë, këngëtarja ka mbi 30 milionë ndjekës në Instagram dhe çdo veprim i saj tërheq vëmendjen e audiencës.

Prishtinasja ka bërë veprimin që rrallë kush e kishte pritur, në fotografitë e ndara në Instagram shihet se zeshkania ka ndërruar stilin e flokëve, dhe i ka prerë në balluke.

Sa i përket muzikës, ka kohë që Dua nuk ka ardhur me ndonjë risi, por ka arsyetuar mungesën duke thënë se po punon në albumin e ri. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

(Kosova Sot Online)