Armina Mevlanin e “tradhton” fustani, tregon më shumë seç duhet

  • 27 September 2019 - 17:01
Armina Mevlanin e “tradhton” fustani, tregon më shumë seç duhet

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, nuk mungon në asnjë event ndërkombëtar mode. Së fundmi, ajo ndodhet në Francë në kuadër të javës së modës “Paris fashion week”.

Partnerja e Shkëlzen Berishës, ka postuar dy fotografi ku shfaqet mjaft elegante, e veshur me një fustan me pika. Ndërkohë në duar mban një çantë të kuqe me një fjongo të madhe.

Por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen te fotot është dekolteja e hapur e fustanit, ku i ka zbuluar gjoksin. Por në “Instagram”, Armina është kujdesur që ta mbulojë me një ikonë zemre.

(Kosova Sot Online)