Greta Koçi merr një dhuratë të veçantë për ditëlindje, ja kush ishte personi që ia bëri

  • 27 September 2019 - 17:45
Greta Koçi merr një dhuratë të veçantë për ditëlindje, ja kush ishte personi që ia bëri

Greta Koçi ditën e djeshme festoi ditëlindjen e saj te 28-të, këngëtarja ka qenë mjaft aktive gjatë ditës së djeshme me postimet që bënte në Instagram.

Ajo vazhdimisht ndante me publikun urimet dhe dhuratat që merrte nga shoqëria. Mirëpo ato që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve ishim një palë vëthë  ‘Swarovski’.

Krahas fotos, këngëtarja ka bërë tag edhe personin që ia ka dhuruar. Ai është Gëzim Shehu dhe sipas profilit të tij në Instagram, rezulton të jetë producent. 

Greta e ka falenderuar Shehun për këtë dhuratë, por nuk ka sqaruar se çfarë nëse me producentin e lidh miqësia apo ka ndonjë ‘shkëndijë’ më tepër.

Këngëtarja është treguar gjithmonë hermetike, përsa i përket jetës private.

(Kosova Sot Online)