Tolgahan emocionon shqiptarët: Për fat të mirë po ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi

  • 28 September 2019 - 13:19
Tolgahan emocionon shqiptarët: Për fat të mirë po ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi

Pak ditë më parë, Tolgahan Saiysman dhe Almeda Abazi, fluturuan drejt Kosovës për t’u takuar me ministrin e kulturës, Rinisë dhe Sporteve e për të folur mbi projekte filmike që mund të realizohen në të ardhmen mes Kosovës dhe Turqisë. Duke qenë një aktor shumë i dashur për të shqiptarët, kjo i ka emocionuar të gjithë. Por jo vetëm kaq. Mbrëmjen e kaluar, Tolgahan ka bërë një postim në ‘Instagram’, duke shprehur vlerësimin dhe respektin e tij kundrejt Shqipërisë. Ai ka zbuluar edhe një detaj interesant, kur tha se historinë e këtij kombi e ka dëgjuar si fillim prej gjyshes së tij.

Aktori e kishte shkruar në shqip këtë postim dhe të gjithë kanë vërshuar t’i komentojnë menjëherë fjalë nga më pozitivet. Ai ka shtuar gjithashtu se është me fat që po ndan jetën me një vajzë të këtij. Epo duhet thënë se të dy janë me fat për njëri-tjetrin dhe vogëlushin Efehan, që erdhi në jetë pak muaj më parë.

Image

(Kosova Sot Online)