6 muajshe shtatzënë! Monica tregon barkun e rrumbullakosur dhe duket super në formë!

  • 28 September 2019 - 13:27
6 muajshe shtatzënë! Monica tregon barkun e rrumbullakosur dhe duket super në formë!

Rreth një javë më parë mësuam se ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, do të bëhet baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij, Monica, është në pritje të ëmbël të një vogëlusheje pas djalit të saj Bojken.

Lajmi bëri shumë të lumtur Lorikun, i cili e priste prej kohësh të bëhej baba i një vajze!

Ndërkohë, pak orë më parë Monica ka treguar se ndodhet në fund të tremujorit të dytë të shtatzënisë. Ajo ka treguar barkun e rrumbullakosur ndërkohë në që është muajin e 6 të shtatzënisë.

E veshur me një fustan të zi klasik, Monica duket tepër në formë ndërsa bën një selfie para pasqyrës para se të dalë për darkë!

“Gati sa një top. 6 muajshe shtatzënë”, shkruan bukuroshja italiane.

Në muajin tetor të vitit që lamë pas, Lorik Cana u shpreh në një intervistë për “Ëake Up” se ai dhe bashkëshortja e kishin menduar edhe emrin e fëmijës së dytë, që para se Monica të ishte shtatzënë.

Sipas ish-kapitenit, nëse fëmija i dytë do të ishte vajzë, do ta quanin Enkelejda, pasi i pëlqejnë shumë emrat ilirë.

Pas vogëlushit Bojken, familja do të zgjerohet me një vajzë tashmë dhe ky lajm e ka gëzuar shumë Lorikun.

Image
Image

(Kosova Sot Online)