Kulmi! Cardi B habit të gjithë me veshjen ‘midis’ Parisit

  • 29 September 2019 - 13:21
Kulmi! Cardi B habit të gjithë me veshjen ‘midis’ Parisit

Pasi mungoi në javën e modës në New York, reperja Cardi B bëri një postim “hakmarrës” në Instagram për personat që u gëzuan për mungesën e saj.

Ajo është shfaqur në mes të Parisit me veshjen më të çuditshme të parë ndonjëherë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrugë.

Madje, shumë prej kalimtarëve nxorrën telefonat duke filmuar Cardi-n.

Reperja ishte mbuluar kokë e këmbë me një kostum me printe lulesh në ngjyrë blu, të bardhë dhe jeshile.

Madje, Cardi kishte mbuluar edhe fytyrën dhe askush s’do ta dallonte nëse ishte ajo, nqs nuk fliste teksa ecte.

“Java e Modës në Paris, jam këtu!”- shkruar reperja krahas videos që po bën xhiron e rrjetit.

(Kosova Sot Online)