Ariana Fejzullahu kthehet në shtëpi, familjarët i bëjnë surprizën e bukur

  • 29 September 2019 - 13:57
Ariana Fejzullahu kthehet në shtëpi, familjarët i bëjnë surprizën e bukur

Para pak ditësh, bashkëshortja e Ermal Fejzullahu-t, Ariana solli në jetë fëmijën e tyre të katërt. Ata vendosën që vogëlushem e tyre ta quanin Ana. Ditën e sotme, Ariana është kthyer në shtëpi bashkë me vajzën e posalindur në një ambient shumë mikëpritës për vogëlushen dhe nënën.

Ajo ka ndarë disa foto nga shtëpia ku duket ambjenti i rregulluar me shumë stil si dhe krevati i vogël i saj, në të cilin mbizotëronte me shumë ngjyra rozë. Kujtojmë se Ariana dhe Ermali janë prindër të 4 fëmijëve, 1 djali dhe 3 vajzave.

(Kosova Sot Online)