Brenda festës së fejesës së JLO, detajet dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini

  • 30 September 2019 - 12:08
Brenda festës së fejesës së JLO, detajet dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini

Këtë të premte Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez zhvilluan festën e fejesës.

Në një ceremoni private mes miqsh dhe ta afërmish, ata festuan për këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre.

Të pranishëm sigurisht që kanë qenë edhe fëmijët e tyre, binjakët e JLO dhe vajzat e basketbollistit.

Përsa i përket ambientit, në festë ka mbizotëruar e bardha dhe qirinjtë ishin të ndezur ngado.

Qershia mbi tortë e mbrëmjes ishte këngëtarja, e cila ka shkëlqyer me fustanin e bardhë të ngushtë.

50-vjeçarja i kishte bërë flokët me onde dhe një grim në ngjyrat e tokës.

Në mars të këtij viti, Jennifer Lopez mori propozimin më të bukur për martesë nga partneri i saj, Alex Rodriguez dhe pas kësaj feste duket se dasma është afër.

(Kosova Sot Online)