Miley Cyrus thumbon dy ish-ët Liam dhe Kaitlynn pas ndarjes!

  • 30 September 2019 - 12:14
Miley Cyrus thumbon dy ish-ët Liam dhe Kaitlynn pas ndarjes!

Jeta e saj e dashurisë mori dy goditje pas dy ndarjeve të njëpasnjëshme, ajo me bashkëshortin Liam Hemsworth, 29 vjeç dhe më pas me të dashurën Kaitlynn Carter, 31 vjeç. Dhe Miley Cyrus duket se ka dalë në përfundimin se vetëm kafshët mund të të duan pa kushte. Ajo ka pozuar përkrah dy qenve të saj në një foto të publikuar në Instagram, të cilën e shoqëron me një postim thumbues për dy ish-ët e saj. Këngëtarja 26-vjeçare shkruante të dielën se pjesa më e mirë e dashurisë së kafshëve është se ata nuk të pyesin në lidhje me seksin, moshën, racën, por duan të marrin dhe të japin vetëm dashuri.

“Të zgjohesh e rrethuar nga kafshët është mënyra ime e preferuar e fillimit të mëngjesit. Unë kujtohem menjëherë për të dashur pa kushte. Pjesa më e mirë e kafshëve është se atyre nuk ju interesojnë detajet. Ata jetojnë me rregullin e artë: Duaj dhe Të të duan. Asgjë në mes. Asnjë pyetje që lidhet me shëndetin, karrierën, talentin, racën, moshën, seksin. Ata të duan 100 herë më shumë! Gjithçka që duan është të kujdesesh për të dhënë besnikëri dhe besueshmëri. (më kujtojnë dikë)”, shkruan këngëtarja.

Edhe pse ajo nuk përmendi asnjë emër, postimi duket se i referohet ish-burrit të saj dhe të dashurës së fundit. Miley dhe Liam njoftuan ndarjen e tyre në 10 gusht, megjithëse të dy u fotografuan në qershor pa unazat e tyre të martesës. Fotografitë u shfaqën vetëm disa orë më vonë, pasi Miley po puthte Kaitlynn Carter ndërsa po kalonin pushimet së bashku në Liqenin e Como, Itali. Lidhja e tyre jetëshkurtër përfundoi në një ndarje javën e kaluar.

(Kosova Sot Online)