Tjetër dasmë në familjen e Gjikos, vëllai i reperit i jep fund beqarisë

  • 30 September 2019 - 12:16
Tjetër dasmë në familjen e Gjikos, vëllai i reperit i jep fund beqarisë

Vëllai i Gjikos, Arbri Gjikolli ose i njohur ndryshe si producent me emrin Big Bang, do t’i japë fund beqarisë pak ditë më vonë. Ai do të kurorëzojë dashurinë me partneren e tij, Blerina Bokshi më 5 tetor. Sipas medias, dasma do të organizohet në të njëjtin vend ku u martua dhe Gjiko me Elitën dhe të ftuar do të jenë shumë personazhe të njohur të showbiz-it.

Çifti ka bërë gati çdo gjë, për një ceremoni që me siguri do të jetë mjaft elegante. Partnerja e tij, Blerina ka organizuar gjithashtu dhe festën e beqarisë, ku shfaqet me të bardha dhe mjaft tërheqëse. Tani na mbetet vetëm të presim për të parë më shumë nga dita e dasmës.

(Kosova Sot Online)