A është në një lidhje Rina Balaj? Ja çfarë thotë reperja

  • 30 September 2019 - 14:44
A është në një lidhje Rina Balaj? Ja çfarë thotë reperja

Rina Balaj ka pak vite që është pjesë e tregut muzikor, megjithatë sot renditet si një nga këngëtaret më të pëlqyera nga të rinjtë.

Përveçse ka marrë famë në trojet shqiptare, reperja ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve.

Kjo përsa i përket jetës profesionale por përsa i përket jetës private reperja e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm.

Ndërsa sot ajo ka treguar statusin e saj.

Teksa ka organizuar rubrikën ‘Ask me’ në Instagram reperja ka marrë pyetje të shumta dhe një ndër ato ishte dhe nëse ajo është në një lidhje.

‘A je në një lidhje’ ishte pyetja e drejtuar nga ndjekësja esaj.

‘Jo nuk jam’ ishte përgjigja e reperes duke treguar kështu se ajo akoma nuk e ka gjetur princin e kaltër.

(Kosova Sot Online)