Pak ditë pas koncertit recital, Capital T pushon me njerëzit më të afërt

  • 30 September 2019 - 16:40
Pak ditë pas koncertit recital, Capital T pushon me njerëzit më të afërt

Në 20 shtator Capital T dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm në Tiranë me koncertin e tij recital, “Time Capsule”.

Reperi solli një frymë të re në artin shqiptar, duke organizuar një koncert të krahasueshëm lehtësisht me ata me përmasa ndërkombëtare.

Këtij projekti Capital T i kushtoi një kohë të konsiderueshme, sepse ai kishte gati 1 vit që e kishte menduar si ide.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo) on

 

Tashmë që kanë kaluar 10 ditë nga realizimi i koncertit, reperi ka vendosur të pushojë bashkë me njerëzit e tij më të afërt për të fituar energji të reja. Capital T ka postuar në ‘Instagram’ fotografi nga një jaht dhe ka treguar se po pushon me familjarët e tij. “Koha më e mirë është ajo që kaloj me familjen time”, ka shkruar reperi bashkangjitur fotove.

Në njërën prej tyre ai shihet përkrah dajës së tij, 2po2 dhe njërit prej ndjekësve i ka bërë çudi fakti që familjarët e tjerë nuk duken në asnjë fotografi. “Nuk po shihet askund familja, vetëm 2po2 po shohim”, ka komentuar dikush. Capital T i është përgjigjur duke thënë se nuk është e nevojshme të shihen, por e rëndësishme është që ata janë bashkë me të.

Reperi i njohur është treguar gjithmonë shumë i rezevruar për jetën e tij dhe ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të famshëm ai nuk preferon të publikojë shpesh foto në prani të familjarëve, duke ruajtur privatësinë e tyre.
 

Image

(Kosova Sot Online)