Martohen Hailey dhe Justin, publikohen pamjet nga ceremonia luksoze

  • 01 October 2019 - 11:02
Martohen Hailey dhe Justin, publikohen pamjet nga ceremonia luksoze

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë zyrtarisht të martuar për herë të dytë. Çifti i njohur që u martuan në fshehtësi të plotë vitin e kaluar, shkëmbyen sërish unazat në një ceremoni luksoze në Karolinën e Jugut.

Dasma e tyre ishte shumë private dhe të gjithë të ftuarit janë përpjekur të zbulojnë sa më pak pamje. Megjithatë fansat e Bieber kanë arritur të sigurojnë disa foto, në të cilat Hailey shfaqet me një vello të bardhë si ato të princeshave, ndërsa Justin shihet veshur me një kostum të zi elegant.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BieliebersArgentina. (@jbiiebs1994) on

Motra e Hailey, Alaia dhe kushërira e saj, Ireland, ishin shoqërueset e nuses dhe në dasmë nuk munguan as prindërit e Baldwin, Stephen dhe Alec, xhaxhai i saj, Billy. Ndërsa nga ana e Justin ishin të pranishëm prindërit e tij, Pattie Mallette, babai Jeremy Bieber, si dhe motrat e vëllezërit e tij. Në dasmë ka pasur dhe shumë personazhe të famshëm të ftuar dhe përpara nisjes së saj të gjithë kanë realizuar një fotografi së bashku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Updates Bieber (@updates_bieber) on

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Updates Bieber (@updates_bieber) on

Hailey dhe Justin kanë shumë vite që njihen me njëri tjetrin dhe pak ditë para dasmës këngëtari publikoi një foto nga dita e parë e takimit me partneren e tij. 

(Kosova Sot Online)