Rita Ora vjen e "nxehtë" me fustanin transparent

  • 01 October 2019 - 11:44
Rita Ora vjen  e

Rita Ora është shfaqur në “showroom-in” e Escada e veshur me të kuqe për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Kjo ka qenë surpriza e këngëtares 28 vjeçare në Javën e Modës në Paris, ku madje ajo zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante.

“Koleksioni im kapsulë është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e gardërobës edhe të zërit të tyre”, tha Rita.

Ajo dukej e mrekullueshme teksa pozonte para aparatit fotografik.

(Kosova Sot Online)