Tayna u shndërrua në Cruella De Vil dhe është gati për Halloween

  • 01 October 2019 - 14:50
Tayna u shndërrua në Cruella De Vil dhe është gati për Halloween

Tayna vijon të gëzojë suksesin e hiteve të njëpasnjëshme verore që solli këtë sezon.

“Bye Bye” është kënga e fundit e publikuar nga Tayna në bashkëpunim me Dafina Zeqirin, e cila ka marë plot 21 milionë klikime në YouTube.

Ajo vijon të mbajë koncerte në trojet shqiptare dhe më gjerë, dhe në një foto të fundit, me siguri të shkëputur nga ndonjë performancë e saj, Tayna shfaqet e shndërruar tërësisht.

Me një paruke rozë dhe një pellush, reperja është transformuar si personazhi negativ në filmin “101 dalmatët”, Cruella De Vill.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

Me siguri e keni të freskët pamjen e aktores Ema Stone e cila do të luajë rolin e Cruella-s në filmin e ri.

Epo Tayna duket se është gati t’i zërë vendin!

(Kosova Sot Online)