Këngëtari është gati për hapin e madh në karrierë, Gashi krijon studion e tij muzikore

  • 02 October 2019 - 10:45
Këngëtari është gati për hapin e madh në karrierë, Gashi krijon studion e tij muzikore

Këngëtari i njohur shqiptar Gashi, ka arritur të ketë shumë sukses në botën e muzikës në SHBA. Tani që artisti ka krijuar një karrierë solide , ka menduar të marrë një hap të rëndësishëm për të dhe vazhdimësinë e profesionit në muzikë. Sipas një postimi të shpërndarë në ‘Instagram’ ai ka zbuluar se së shpejti do të hapë studion e tij muzikore.

“Unë kam nisur studion time të quajtur 423 dhe po kërkoj të nënshkruaj me një artist të ri. Por, ata duhet të kenë muzikë të publikuar paraprakisht”, shkruan këngëtari. Më pas Gashi e ka fshirë këtë postim për arsye ende të paditura por me shumë gjasë lidhen me mesazhin e shkruar. Gashi së fundmi ka publikuar projektin muzikor të quajtur “Safety”, i cili rezultoi të ishte një nga këngët e tij më të suksesshme.

(Kosova Sot Online)