Single apo në një lidhje? Kejvina Kthella më në fund na e tregoi

  • 02 October 2019 - 10:55
Single apo në një lidhje? Kejvina Kthella më në fund na e tregoi

Velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, këtë sezon televiziv është konkurrente e emisionit “Dance With Me” në “Klan”, ku performon në çift me Eduart Ndocajn. Pas kërcimit të dyshes mbrëmjen e sotme, Alketa ka treguar se pasi ka publikuar një foto të Kejvinës dhe Eduartit në Instagram, e vetmja pyetje që ishte bërë më shpesh ishte: Kejvina është single apo e lidhur?

Kështu, velina ka vendosur si rrallëherë të përgjigjet publikisht dhe të shuajë njëherë e mirë kuriozitetin e njerëzve. Mesa duket, momentalisht në jetën e saj nuk ka asnjë person special. “Jam vetëm”- tha velina bukuroshe, ndërsa ne jemi të sigurt se pas kësaj deklarate, ajo do të “bombardohet” nga kërkesat e shumta të djemve.

(Kosova Sot Online)