Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë shëndetsore, miku i tij tregon detajet

  • 02 October 2019 - 11:25
Muharrem Ahmeti në gjendje të rëndë shëndetsore, miku i tij tregon detajet

Këngëtari i mirënjohur, Muharrem Ahmeti është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në disa postime që po qarkullojnë në rrjete sociale, thuhet se Ahmeti ka pësuar sulm në zemër.

Por miku i tij i ngushtë  violinisti i tij, Kristian Xhaferaj në një postim në Facebook  ka treguar se si qëndron e vërteta e gjendjes së këngëtarit.

‘Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndëtsore por është gjallë. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë.Me respekt Kristi’ ka shkruar në postimine tij Kristian Xhaferaj.

(Kosova Sot Online)