Angelina Jolie nuk do ishte martuar kurrë me Brad Pitt, arsyeja do ju habisë të gjithëve

  • 03 October 2019 - 09:52
Angelina Jolie nuk do ishte martuar kurrë me Brad Pitt, arsyeja do ju habisë të gjithëve

Lidhja e Angelina Jolie me Brad Pitt ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet, kjo dhe për shkak të dashurisë të cilën dyshja nuk hezitoi ta tregonte edhe në publik për aq kohë sa ishin të celebruar së bashku. Lajmi i ndarjes së tyre 3 vite më parë, i shokoi jo pak ndjekësit e ish-çiftit në mbarë botën, ndërsa tashmë Jolie ka arritur në konkluzione të tjera. Sipas disa burimeve ekskluzive për ‘Hollywoodlife’, Angelina nuk do të ishte martuar asnjëherë në fillimet e saj me Pitt, kjo për shkak se ajo ndiente një lloj presioni nga ai.

Duket se pas ndarjes Jolie po shijon lirinë e saj dhe kohën e kaluar me fëmijët duke u përpjekur të largohet sa më shumë nga e shkuara. Kujtojmë se disa muaj më parë Angelina pati takimin e saj të parë publik me Brad pas ndarjes së bujshme nga ai. Ky ritakim u konsiderua si një mundësi pajtimi për dyshen, megjithatë ata u bënë bashkë vetëm për hir të kohës respektive që duhet të ndanin me fëmijët e tyre.

(Kosova Sot Online)