Bie mbi kufomën e tij duke qarë, aktorja turke e përjeton rëndë humbjen e bashkëshortit

  • 03 October 2019 - 14:32
Bie mbi kufomën e tij duke qarë, aktorja turke e përjeton rëndë humbjen e bashkëshortit

Aktori turk, Tarik Unluoglu ka vdekur në moshën 61 vjeçare, pasi humbi luftën me kancerin e mushkërive.

Ai është përcjell për në varreza me një ceremoni ashtu siç e ka merituar, por, humbjen e tij më së shumti e ka përjetuar bashkëshortja, aktorja turke Gulenay Kalan.

Gulenay i ka qëndruar pranë bashkëshortit deri në momentet e tij të fundit.

Në rrjetet sociale turke po qarkullojnë fotografi nga ceremonia mortore.

Duke u hedhur mbi kufomën e tij dhe me lot në sy, Gulenay e përcolli bashkëshortin e saj për herë të fundit.

(Kosova Sot Online)