Afërdita viziton biznesin e ri të Çiljetës, zbulon pamjet brenda dhe jashtë tij

  • 04 October 2019 - 16:45
Afërdita viziton biznesin e ri të Çiljetës, zbulon pamjet brenda dhe jashtë tij

Përveç muzikës, duket se Çiljeta Xhilaga, ka vendosur t’i përkushtohet edhe biznesit të saj më të ri. Ajo ka inaguruar një sallon bukurie, të cilin e ka quajtur “Just Çiljeta”. Pamjet i ka zbuluar mikja e saj, këngëtarja Afërdita Dreshaj.

Ajo i ka bërë një vizitë Çiljetës në biznesin e saj më të ri, i cili nga pamjet e publikuara duket i dekoruar me mjaft shije. Çiljeta e ka lajmëruar prej kohësh këtë iniciativë të re, që me siguri do të rezultojë e suksesshme. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Çiljeta publikoi klipin e saj më të fundit në bashkëpunim me Essto, të titulluar “A je mirë”.

(Kosova Sot Online)