Pas dasmës së Justin Bieber, Selena Gomez nis lidhje të re me këngëtarin e njohur?

  • 04 October 2019 - 17:05
Pas dasmës së Justin Bieber, Selena Gomez nis lidhje të re me këngëtarin e njohur?

Selena Gomez është duke kaluar periudhën më të mirë të jetës së saj.

Pas shumë problemeve ajo më në fund ka vendosur të lërë pas çdo gjë dhe jeta e saj ka marrë një kthesë tjetër.

Selena ka nisur të shijojë edhe jetën e natës dhe daljet me miqtë.

Madje, ajo thuhet se ka nisur një lidhje të re.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja është parë duke shkëmbyer puthje me ish-pjestarin e grupit “One Direction”Niall Horan.

Burime për “Us Weekly”, kanë treguar se ata janë puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.

Edhe në foton e publikuar nga një mikeshë e tyre ata shfaqen afër njëri-tjetrit dhe shumë të buzëqeshur.

Kujtojmë se ata janë përfolur për një lidhje të mundshme edhe disa vite më parë.

Puthja e Selenës ka ardhur 5 ditë pasi ish i dashuri i saj, Justin Bieber, bëri dasmën me modelen Hailey Bieber.

(Kosova Sot Online)