Cardi B nuk ndalet, këngëtarja do të jetë përsëri në një projekt kinematografik

  • 04 October 2019 - 18:09
Cardi B nuk ndalet, këngëtarja do të jetë përsëri në një projekt kinematografik

Cardi B po përgatit një tjetër sukses pas debutimit të bujshëm të filmit “Hustlers”. Ajo aktroi bashkë me koleget e saj Jennifer Lopez, Costance Wu dhe Lizo, në historinë për një grup striptistesh të cilat mashtruan meshkuj të pasur kur industria e tyre ishte në krizë financiare rreth viteve 2000.

Në një intervistë në studion e Ellen DeGeneres ajo u shpreh se ky nuk do të jetë filmi i saj i fundit. Ellen e pyeti nëse ajo do aktronte përsëri dhe Cardi B zbulon se një projekt i ri do të publikohet shumë shpejt. “Sigurisht që do të më shihni përsëri, madje po filmoj për një film të ri këtë muaj”, shprehet ajo. Këngëtarja konfirmoi gjithashtu edhe pjesëmarrjen e saj në kompeticionin “Rrythm+Flow” në muajt e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)