Pas ndarjes së bujshme, Travis i dedikon një këngë Kylie-t me fjalët më të ndjera

  • 05 October 2019 - 10:31
Pas ndarjes së bujshme, Travis i dedikon një këngë Kylie-t me fjalët më të ndjera

Ndarja e Kylie Jenner nga partneri i saj, Travis Scott i befasoi të gjithë ndjekësit në mbarë botën. Sipas reperit shkak për këtë ndarje u bë dëshira e 22-vjeçares për të pasur më shumë fëmijë dhe për ta kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Travis u shpreh se nuk mund t’ia ofronte këto momentalisht, ndërsa fansat kanë komentuar se shkak e kësaj ndarje u bë tradhtia e tij.

Pas shumë aludimesh, këngëtari ka vendosur që këngën më të fundit t’ia dedikojë Kylie-t. “Ajo pa sytë e mi dhe e kuptoi që po iki. Kam parë disa gjëra që ti mund të frikësohesh, do kthehem sërish”, shkruan Scott në një pjesë të tekstit të këngës.

Pavarësisht kësaj, ish-partnerja e tij ka zgjedhur të mos reagojë në asnjë lloj forme në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)