Lyrical Son flet hapur, sipas tij kjo është vajza më ... në ‘showbiz-in’ shqiptar

  • 06 October 2019 - 10:24
Lyrical Son flet hapur, sipas tij kjo është vajza më ... në ‘showbiz-in’ shqiptar

Mbrëmjen e sotme dyshja e pandarë e repit, Lyrical Son dhe Mc Kresha ishin si të ftuar special në emision “Shiko kush luan”. Të vendosur përballë njëri-tjetrit në lojën “Shiko kush përgjigjet”, dy reperët janë detyruar t’ju përgjigjen disa pyetjeve të sikletshme për të fituar sa më shumë pikë. Kur u pyetën se cila prej vajzave të showbiz-it shqiptar është më seksi, Lyrical Son u përgjigj Angela Martini.

Reperi nuk pati “frikë” të guxonte me përgjigjen e tij, por më pas shtoi se ai ishte emri i parë që i erdhi në mendje. Më pas ai ka treguar një situatë mjaft të sikletshme, se dikur i ka dërguar një mesazh ish të dashurës së tij dhe më pas është penduar duke e fshirë. Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë rrëfyer se së bashku njihen prej vitit 2000 dhe miqësia e tyre është forcuar akoma më shumë me kalimin e viteve.

(Kosova Sot Online)