Në mes të emisionit, Marina paralajmëron hapur Luanën

  • 06 October 2019 - 12:19
Në mes të emisionit, Marina paralajmëron hapur Luanën

Për herë të parë Marina dhe Luana Vjollca janë përballë njëra-tjetrës dhe në sfidë për shikueshmëri.

Mbrëmjen e sotme Luana ka puntatën e dytë për këtë sezon në emisionin “Shiko kush luan”, ndërsa Marina shfaqet për herë të parë në show-n “Klanifornia”.

Vajzat këtë mbrëmje na kanë zbukuruar ekranin dhe si gjithmonë shkëlqejnë me pamjen e tyre, megjithatë për shkak të ‘konkurencës’ ato janë të detyruara të ‘hanë inat’ me njëra-tjetrën.

Ndonëse Luana i uroi suksese së motrës pak para nisjes së emisionit, Marina ka zgjedhur ta urojë në emision duke e paralajmëruar njëkohësisht.

Ajo e ka paralajmëruar Luanën të ketë kujdes sepse po e vëzhgon.

(Kosova Sot Online)