Pas spekulimeve të shumta në rrjet rreth ndarjes së tyre, Travis Scott hedh poshtë çdo gjë

  • 06 October 2019 - 15:08
Pas spekulimeve të shumta në rrjet rreth ndarjes së tyre, Travis Scott hedh poshtë çdo gjë

Ndarja e Travis Scott nga partnerja e tij, Kylie Jenner ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Spekulimet rreth kësaj ndarje kanë qenë të ndryshme, duke ia vendosur shpeshherë fajin miliarderes apo reperit. Fansat e 22-vjeçares e kanë akuzuar Travis se shkak për këtë ndarje u bë tradhëtia e tij.

Pas gjithë aludimeve në rrjet, Scott ka vendosur të reagojë duke hedhur poshtë çdo dyshim. Reperi është shprehur se asgjë nga ato çfarë qarkullon në media nuk është e vërtetë. Kujtojmë se vetëm pa ditë më parë ai publikoi projektin e tij më të fundit muzikor, i cili thuhet se është një dedikim për ish-partneren e tij.

(Kosova Sot Online)