Maluma dhe Jennifer Lopez bëhen bashkë në skenë, zbuloni arsyen pse

  • 06 October 2019 - 21:40
Maluma dhe Jennifer Lopez bëhen bashkë në skenë, zbuloni arsyen pse

Jennifer Lopez dhe ylli kolumbian i popit Maluma së fundmi kanë performuar së bashku në koncertin e tij në Madison Square Garden në New York për një motiv të veçantë.


Dy artistët e njohur e përdorën koncertin e Malumës si sfond për të filmuar një nga skenat e tyre për filmin e ardhshëm të quajtur “Marry Me”.


Aktorja 50-vjeçare dukej e mrekullueshme e veshur në fustanin e saj gold dhe pamjen e guximshme që kishte zgjedhur.
Pjesa e filmuar konsistonte në performimin e këngës “No me ames”, e cila ka qenë një bashkëpunim midis J.Lo dhe ish-bashkëshortit të saj, Marc Anthony.

(Kosova Sot Online)