“Kam qenë jashtëzakonisht e vetmuar”, aktorja e njohur flet për periudhën e vështirë gjatë pritjes së ëmbël

  • 07 October 2019 - 10:44
“Kam qenë jashtëzakonisht e vetmuar”, aktorja e njohur flet për periudhën e vështirë gjatë pritjes së ëmbël

Aktorja e njohur Shay Mitchell ka zbuluar disa muaj më parë se është në pritje të ëmbël duke treguar dhe barkun e saj të rrumbullakosur. Së fundmi ylli i “Pretty Little Liars” ka treguar se ka vuajtur nga depresioni gjatë kësaj periudhe.

“Të jesh në depresion, fillimisht erdhi si tronditje. Mendova se po luaja nga mendja dhe pyeta pse askush nuk më foli kurrë për këtë fazë. Unë kam patur fat që të zhvilloja disa biseda të mahnitshme me gra dhe nëna të tjera shtatzëna dhe e di se të gjitha këto ndjenja janë normale, duhet vetëm t’i normalizojmë ato duke diskutuar më hapur”, u shpreh aktorja.

“Shtatzënia mund të jetë një kohë e vështirë, veçanërisht nëse duhet ta fshihni atë. Pasi dola publikisht, ndjeva sikur u lehtësova dhe më në fund isha në gjendje të shijoja shtatzëninë”, vazhdon Shay. Aktorja do të bëhet nënë e një vajze me bashkëshortin e saj Matte Babel.

(Kosova Sot Online)