Prindërit e Rita Orës i gëzohen fitores së VV-së, shprehen të emocionuar

  • 07 October 2019 - 12:18
Prindërit e Rita Orës i gëzohen fitores së VV-së, shprehen të emocionuar

Në rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura dje në Kosovë, del që partia fituese është Vetëvendosja me kryetar Albin Kurtin. Për këtë gëzohet edhe Vera Ora.

Derisa shumë banorë të Kosovës i janë gëzuar kësaj fitoreje dhe kanë festuar deri në orët e hershme të mëngjesit, VV-ja kanë përkrahje edhe nga një familje shumë e dashur shqiptare.

Janë prindërit e këngëtares Rita Ora, ata të cilët janë shprehur të emocionuar me fitoren e Vetëvendosjes.

Nëna e Ritës, Vera Ora, ka postuar një foto të saj me bashkëshortin, Besnikun, derisa shihen të qeshur e të përqafuar.

Ndërsa mbi këtë fotografi ajo ka shkruar VV dhe dy zemra në ngjyrat kuq dhe zi.

E si animacione ka shkruar fjalët ‘Oh Yes’, duke shprehur kështu gëzimin e madh për ndryshimin që ka ndodhur në Kosovë, ndërsa ata madje duket se janë duke festuar në lokalin që është pronë e familjes në Londër.

E ndërsa votat nga mërgata ende nuk janë numëruar.

 

E ndërsa votat nga mërgata ende nuk janë numëruar, është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon që të qëndrojë në vend të parë, derisa iu është afruar 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV ka marrë 199271 vota.

Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK deri më tani ka marrë 193793 vota.

Në rend të tretë ndërkaq është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja. PDK ka marrë 163777 vota.

Deri tani janë numëruar 96,97% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta. 

Image

(Kosova Sot Online)