I erdhi fundi pritjes, Hailey Bieber publikon foto nga ceremonia e dasmës

  • 08 October 2019 - 11:24
I erdhi fundi pritjes, Hailey Bieber publikon foto nga ceremonia e dasmës

Disa ditë më parë, u zhvillua dasma më e pritur e vitit, ajo e Justin dhe Hailey Bieber.

Ata organizuan një ceremoni tepër private dhe u treguan të rezervuar rreth detajeve të dasmës deri ditën e madhe.

Paparacët dhe media arritën të merrnin shumë pak foto nga dita e dasmës, dhe shumë njerëz ende kanë kuriozitetin për të parë çiftin gjatë atij eventi.



Por më në fund pritja mbaroi, pasi ditën e djeshme modelja ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, foto nga martesa në të cilat duket fustani mahnitës i saj.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan i cili shkonte sipas linjave të trupit, me një vello të gjatë në të cilën shkruhet: “Deri sa vdekja të na ndajë”.

Kujtojmë se së fundmi Justin publikoi këngën e tij “10000 Hours”, e cila ishte një dedikim për Haileyn dhe ditën e tyre të martesës.



(Kosova Sot Online)