Gashi surprizon fansen e vogël, ajo bën reagimin më të bukur për të

  • 08 October 2019 - 12:20
Gashi surprizon fansen e vogël, ajo bën reagimin më të bukur për të

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Gashi, është kthyer në një nga artistët më të sukseshëm në SHBA. Pas shumë përpjekjesh, ai ja ka dalë të prekë majat e famës dhe suksesit. Këngët e tij janë tepër të pëlqyera dhe dëgjohen shumë nga të rinjtë. Së fundmi ai ka publikuar një video në profilin e ‘Instagram-it’ ku duket se ka surprizuar një fanse të vogël.

Ai ka filmuar reagimin e saj pasi ka marrë një bluzë të dizenjuar nga artisti, ku në njëren anë është emri i tij dhe në tjetrën shqiponja e madhe e origjinës së tij. Vajza shihet duke kërcyer dhe bërtitur nga gëzimi. Kënga e fundit e tij është, ‘Safety’, për të cilën Gashi është shprehur se është një nga këngët më të bukura qe ka. Gashi surprizon fansen e vogël, ajo bën reagim më të bukur për të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GASHi (@gashi) on

(Kosova Sot Online)