Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë sepse publikoi këtë foto të vetes

  • 08 October 2019 - 12:23
Jennifer Lopez paditet 150 mijë dollarë sepse publikoi këtë foto të vetes

Jennifer Lopez është paditur për shkelje të së drejtës së autorit nga një agjenci fotografish në lidhje me një foto që ajo publikoi në Instagram në vitin 2017.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të siguruara nga “E! News”, Splash News dhe Picture Agency po hedhin në gjyq këngëtaren Lopez për 150,000 dollarë dhe pretendojnë se janë autorë dhe posedues ekskluzivë të fotografisë që ajo publikoi në story-n e saj në Instagram dy vjet më parë.

Në foto, këngëtarja dhe i fejuari Alex Rodriguez janë fotografuar të kapur për dore ndërsa ishin në New York City.

“Konkretisht, Lopez ose dikush që vepron në emër të saj kopjoi fotografinë dhe e shpërndau në Instagram, përmes llogarisë @jlo, në një story të postuar më 7 nëntor 2017”, thuhet në dokumente, sipas The Blast.

Përveç 150,000 dollarëve, Splash News dhe Picture Agency po kërkojnë një urdhër gjyqësor kundër Lopez dhe ekipit të saj për t’i ndaluar ata të postojnë fotografinë në të ardhmen.

(Kosova Sot Online)